Në mes të sezonit turistik, liqeni i Komanit mbulohet nga plehrat dhe kafshët e ngordhura

by editor

Pavarësisht se jemi në pikun e sezonit veror, ku shumë turistë vijnë nga e gjithë bota për të parë bukuritë e natyrës në Shqipëri, duket se këto bukuri nuk mund t’i shohin në Koman.

Advertisements

Liqeni i Komanit, është mbuluar nga mbeturinat, aty mund të shohësh nga kanoçet, te pamperast e fëmijëve e deri te kafshët e ngordhura që qëndrojnë mbi ujë, raporton gazetari shkodran Klodian Zhivani.

Advertisements

Reagimi:

“Kjo asht pamja qe i ofrojme turisteve ne liqenin e Komanit, vetem 2 jave pas aksionit te “pastrimit” nga dy ministret.

Ndotja dhe plastika jane problem global dhe po i pranojme veshtiresite e parandalimit por si nuk munden 5 bashki (Shkoder,Vau Dejes, Puke, Fushe Arrez, Tropoje) dhe dy ministri, ajo e Infrastruktures dhe e Turizmit, te mos pastrojne mbeturinat ne disa zona te caktume ?

P.S: Me publikimin e fotos dhe videove, detektivat/vezhguesit/spiunet privat, pa rroge, jane gati per te nis screenshot-et:

“Kryetar, ky dashakeqasi i Shkodres, vazhdon te na demtoje imazhin”,- shkruan Zhivani në rrjetin social.

Turistët jo vetëm nuk shijojnë dot pamjen e mahnitshme të Liqenit të rrethuar nga kodrat, e të mbuluar me gjelbërim, por përballen me pamjet tronditëse të papastërtisë.

Ndotja e liqenit të Komanit, vit pas viti është kthyer në një fenomen shqetësues dhe duket se Bashkitë apo dhe ministritë përkatëse, ende nuk e kanë gjetur një zgjidhje për të mbajtur të pastër Liqenin e Komanit.

You may also like