“Në shënjestër Kapllanaj dhe gjyqtarja Irena Gjoka”, Kalaja godet me akuza të forta: Tendera abuzivë dhe falsifikime…

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Adriana Kalaja, ka bërë publike në një intervistë për një emision televiziv se po përgatit dy kallëzime penale, të cilat sipas saj lidhen drejtpërdrejt me dëme të mëdha të shkaktuara ndaj opozitës.

Advertisements

Në qendër të akuzës së parë është Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, së bashku me vëllanë e tij dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë. “Ata kanë abuzuar me tenderat e Bashkisë Mallakastër dhe në njëfarë mënyre kanë ndihmuar pushtetin, duke dëmtuar rëndë opozitën,” deklaroi Kalaja, duke shtuar se çështja është e mbështetur mbi dokumente dhe prova konkrete që do të depozitohen në institucionet përkatëse.

Advertisements

Kallëzimi i dytë, që Kalaja e cilësoi si një “surprizë”, ka të bëjë me një rast të rëndë që sipas saj përfshin gjyqtaren Irena Gjoka.

“Ka të bëjë me një dëm të madh që i është bërë opozitës nga gjyqtarja Irena Gjoka. Kam prova të forta që ajo ka falsifikuar dokumente para procesit të vettingut,” theksoi Kalaja, duke lënë të kuptohet se do të ketë zhvillime të bujshme në ditët në vijim.