Kunati i dy motrave shqiptare, të cilat u hodhën nga kati i katërt i banesës në Genova të Italisë, ka rrëfyer detaje nga ngjarja.
Advertisements
Në emisonin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai ka rrëfyer se avokatja e viktimës, e cila ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj dhe në betejë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve, kishte firmosur në mënyrë të dyshimtë një dokument.
Advertisements
Sipas tij, avokatja kishte falsifikuar firmën e 32-vjeçares në një deklaratë ku shkruhej se “nuk jam e aftë të rris fëmijët”.
Ndërkohë shtoi se ka dy pista hetimi, ajo e vetëflijimit dhe që brenda banesës mund të ketë pasur persona që kanë kërcënuar kunatat e tij.
Sipas tij, e motra që mbijetoi është shprehur në deklaratën e parë që “na hodhën”.
Kunati: Problemi është tek institucionet. Avokatja ka firmosur një dokument në mënyrë fiktive ku është shkruar “nuk jam e aftë të rris fëmijët”, e ka bërë avokatja në mënyrë fiktive. Pasi avokatja e baxhanakut pasi i ka marrë dokumentet koleges së vet është shprehur se nuk mund ti ndryshoj më
Ka dy pista, njëra që ka bërë vetëflijim, uroj që e motra të bëhet mirë e të tregojë të vërtetën.
Pista e dytë është që në shtëpinë e tyre mund të kenë pasur persona të tjerë që na kanë kërcënuar. Kjo është ajo që ka deklaruar e motra që na hodhën, nuk e hodhëm. Zoti e di më tutje. Mesa i kam njohur unë, nuk do e merrnin këtë akt. Sidomos e ndjera që ishte një nënë shembullore, një vajzë shembullore, që kontrollonte situatat