Gazetari Ermal Vija thotë se në SPAK ka 9 kallëzime penale ndaj Ilir Metës, 5 prej të cilëve është bërë regjistrimi penal.
Advertisements
“Mund të them zyrtarisht që deri në këtë moment në SPAK ka pasur 9 kallëzime, nga këto për 4 është vendosur mos fillim dhe për 5 të tjera është vendosur regjistrimi i procedimit penal. Dy janë bashkuar në një të vetëm, procedime që lidhen me hetimet për lobimin e LSI. Këto 9 kallëzime janë në drejtim të Kryemadhit dhe të Metës. Ndaj Kryemadhit janë 6 kallëzime, 3 procedime janë regjistruar si kallëzime për vepra penale. Janë të paktën 4 vepra: shpërdorim i detyrës, pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurish. për këto po kryhen hetime por deri në këto momente nuk ka asnjë regjistrim ndaj Metës.”, tha ai.
Advertisements
Gazetari thotë se gjatë kontrolleve në shtëpinë e nënës së Monika Kryemadhit janë sekuestruar pesë telefona celularë që mund të japin detaje në lidhje me kallëzimet të bërë ndaj çiftit Kryemadhi-Meta.“Është një nga veprimet hetimore të kryera në bazë të një procedimi penal sa i takon.
Urdhri është dhënë nga prokurori për ushtrim kontrolli në banesën e zonjës Fatime Kryemadhi, në bazë të procedimit sa i takon cifti Meta Kryemadhi për një kallëzim për disa ndërhyrje estetike që janë kryer dhe të mos jetë deklaruar burimi i të ardhurave. Mbi këtë kallëzim, është urdhëruar edhe kontrolli në banesën e zonjës Fatime Kryemadhi.
Advertisements
Por për shkak se hetuesit janë gjetur disa transferta bankare në drejtim të njerëzve të lidhur me Metën dhe Kryemadhin. Agjentet e BKH kanë gjetur 5 telefona, që janë sekuestruar, për njërin prej tyre ka qenë vetë Kryemadhi i është drejtuar SPAK me argumentin se telefoni është në pronësi të saj dhe s’mund të sekuestrohet një telefon në pronësi të një deputeti.
SPAK pretendon se janë gjetur në banesën e zonjës Fatime Kryemadhi, e cila nuk mban një mandat deputeti. Kanë dyshuar se këto telefona mund të kenë detaje që mund të ndihmojnë hetuesit në drejtim të zonjës kryemadhi dhe zotit Meta. SPAK argumenton se ky telefon është gjetur në banesën e një personi që nuk është deputet. Kjo është një nga arsyet se pse gjykata nuk ia ka kthyer zonjës Kryemadhi telefonin.”, tha gazetari.