Nën hetim pas arrestimit të Ilir Metës/ Paraqitet në SPAK ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho

by editor

Është paraqitur në SPAK Pirro Xhixho, në zbatim të masës së sigurisë, “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij. Ndaj tij fillimisht u caktua masa e arrestit shtëpiak, por për shkak të gjendjes shëndetësore gjykata i ndryshoi masën në “detyrim paraqitje”.

Advertisements

Ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixho rezultoi i përfshirë në dosjen që çoi në pranga Ilir Metën.

Advertisements

Sipas SPAK, çifti Meta Kryemadhi gjatë vitit 2014-të kanë ndikuar tek disa drejtues të institucioneve shtetërore si dhe drejtues të disa kompanive të telefonive celulare me qëllim futjen ne tregun e fibrave optike dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis një kompanie private dhe një kompanie celulare.

Për këtë marrëveshje çifti Meta-Kryemadhi kanë përfituar para në përqindje nga fitimi i kompanisë e cila i la pajisur edhe me karta krediti .

Pirro Xhixho, dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizimin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP, duke kryer të tre në bashkëpunim “korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë”.

/abcnews.al/

You may also like