Nën hetim si pjesë e grupit të Laert Haxhiut, GJKKO merr vendimin e papritur ndaj Klea Gjatës, rezultoi se…

by editor

Makina luksoze e sekuestruar gjithë këto muaj, nuk ishte e Klea Gjatës, por e nënës së saj. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Klea Gjatës e cila po hetohet në gjendje të lirë nga prokurori Behar Dibra si pjesë e grupit të Laert Haxhisë.

Advertisements

Gjykata vendosi t’i kthejë makinën Gjatës raporton gazetarja Anila Hoxha, pas një padie të dorëzuar nga e ëma, shtetasja Sh. Gj që kërkoi “Kthimin e sendit të sekuestruar sipas procesverbalit të datës 01.10.2023, ora 17:55, mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Elbasan”.

Advertisements

Këto kërkesa ishin bashkuar në një të vetme në seancën gjyqësore të datës 10.07.2024.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur Pranimin e kërkesës të paraqitur nga nëna e Klea Gjatës, për kthimin e automjeti tip Mercedes–Benz, deri në përfundim të gjykimit.

Advertisements

Gjykata ja ka rrëzuar kërkesën Klea Gjatës e cila kërkoi të njëjtën gjë pasi makina luksoze sipas shkresave nuk rezultoi të ishte në emër të saj.

You may also like