Rita Ora ka deklaruar në një intervistë të fundit se është konfuze nëse ajo dhe bashkëshorti i saj mund të bëjnë seks në shtëpinë e prindërve të saj, pasi do qëndrojnë atje së bashku për herë të parë. Këngëtarja tregoi se aktualisht po qëndronte me nënën e saj sepse shtëpia e saj në Londrën perëndimore është duke u rinovuar – dhe bashkëshorti Taika Ëaititi po planifikonte t’i bashkohej në fundjavë.
Advertisements
Por, Rita tha se fakti që ajo dhe Taika do të ishin nën të njëjtën çati me nënën e saj ishte diçka e panjohur për të dhe se i vinte turp të bëhej pasionante. Rita pranoi gjithashtu se i duket e vështirë të kryejë marrëdhënie intime me burrin e saj në Zelandën e Re kur janë me dy vajzat e Taika.
Advertisements
33-vjeçarja tha:
“Unë kam shtëpinë time këtu, por po qëndroj te mamaja ime sepse është në rinovim për momentin. Është vërtet e lezetshme dhe burri im do të vijë në fundjavë, kështu që prindërit e mi dhe burri im do të jenë nënë të njëjtën çati. Burri dhe prindërit e mi nuk kanë qenë kurrë më parë në një shtëpi dhe nuk e di “A lejohet”.
Kur iu vu në dukje në podcastin ‘Table Manners’ se ata janë martuar, Rita tha: “E di, por prapë -nuk e di “çfarë është e lejuar?”
Kur i sugjeruan që të rezervonin një hotel nëse dëshironin pak argëtim para gjumit, Rita u përgjigj: “Vërtetë?”