Nëna e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sulës, sot do të dalë para gjyqit pasi dyshohet për fshehje të trupit të viktimës. Gruaja e thirrur për t’u marrë në pyetje në komisariat, do të regjistrohet zyrtarisht në regjistrin e të dyshuarve nga prokurorët e Piazzale Clodio që po hetojnë vrasjen makabre të 22-vjeçares.
Advertisements
Nors Mazlapan, aktualisht jo nën hetim, u thirr së bashku me avokatët e saj. Objektivi i hetuesve është të sqarojnë rolin e saj në orët pas krimit, që ndodhi në banesën në via Homs, në lagjen afrikane.
Advertisements
Djali, autori i vrasjes gjatë rrëfimit të tij ka deklaruar se “gjithçka e ka bërë vetë”, por hetuesit kanë dyshime për “ndihmën” e ofruar nga e ëma e tij. Mbrojtja e 23-vjeçarit të arrestuar për vrasje të rëndë dhe fshehje kufome po kërkon vlerësimin psikiatrik.
Analiza e të dhënave telefonike
Mediat italiane bëjnë me dije se do të analizohen të dhënat telefonike të nënës dhe babait, Nors Mazlapan dhe Rik Samson. Sipas asaj që tha djali i saj në orët pas arrestimit, i ati ndodhej në banesë në momentin e sulmit.
E ëma, në veçanti, me sa duket nuk e ka pëlqente marrëdhënien e djalit të saj me viktimën, i cili frekuentonte shtëpinë e familjes filipinase për rreth një vit. “Nuk doja që Marku ta sillte gjithmonë Ilarinë në shtëpi. Kisha frikë se do ta shpërqendronte shumë: djali im duhet të qëndrojë i fokusuar në studimet e tij ”, rrëfeu gruaja.
Hetuesit po hetojnë rolin e të dy prindërve në këtë vrasje. Fillimisht ata të dy konfirmuan se nuk ishin larguar kurrë nga shtëpia natën e 25 marsit. Babai më pas ndryshoi historinë e tij, duke pretenduar se ai ishte jashtë deri të nesërmen. Hapësira boshe të cilat mbeten edhe në rrëfimin e djalit, i cili ka deklaruar se e ka vrarë shqiptaren pasi ka zbuluar disa mesazhe në Tinder që viktima ka marrë nga një djalë tjetër.