Nëna mbetet mes “4 rrugëve”/ Askush s’i jep shtëpi me qira se fëmijët i ka me probleme të spektrit autik

by editor

Ndërhyrja e Fiks Fare bëri që më në fund, ajo të gjente një shtëpi

Advertisements

Nëna me dy fëmijë me probleme të spektrit autik mbetet në mes të 4 rrugëve, pasi asnjë qiradhënës nuk pranon t’i japë shtëpi me qira, pasi fëmijët ndonjëherë bëhen të dhunshëm.

Advertisements

Fiksi vë në lëvizje Shërbimin Social të Tiranës, ata do t’i gjejnë 1 banesë me kontratë dhe të gjitha shpenzimet do t’i paguajnë ata.

Majlinda Baballani e ëma e dy fëmijëve me probleme të spektrit autikankohet në emisionin Fiks Fare që kanë ngelur në rrugë, pasi qiradhënësit nuk e mbajnë në shtëpi prej fëmijëve të sëmurë. Ata prej sëmundjes nuk kanë gjendje mendore të qëndrueshme dhe bëhen të dhunshëm. Ata thyejnë gjërat në shtëpi dhe shqetësojnë banorët e tjerë. Edhe pse është fituese e bonusit të qirasë ajo e ka shumë të vështirë të gjejë një shtëpi ku të futet vetë bashkë me fëmijët. Në këto kushte nëna me lot në sy kërkon një zgjidhje nga Fiksi. Zgjidhje e cila iu ofrua. Djemtë të moshës 12 dhe 17 vjeç janë diagnostikuar me autizëm të lehtë dhe të rënduar. 12 vjeçari që vuan nga autizmi i rëndë, prej 5 vitesh përballet edhe më sëmundjen e epilepsisë.

Fiksi vuri në lëvizje institucionet ku sëbashku me drejtorin e Shërbimit Social të Tiranës, Alfred Muhabrremi dhe 2 dy punonjëse të Shërbimit Social të Njësisë Nr.5 vizitojnë shtepinë ku jeton Majlinda me dy djemtë e saj. Shtëpi të cilës i kanë thënë ta lirojë.

Pasi u pa gjendja e kësaj familje drejtori premton se do i gjendet shtëpi familjes dhe se shpenzimet për qiranë e saj do i hiqen nga shërbimi social. Drejtori e mori përsipër personalisht zgjidhjen sa më të shpejtë të rastit.

Dhe ashtu ndodhi. Majlinda dhe djemtë e saj u strehuan në një banesë sociale. Duke falenderuar Fiksin ajo shprehet se do jetë një nga vitet më të bukur që ajo bashkë me dy djemtë e saj do festojnë.

You may also like