Nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesë, zbardhet ekspertiza e Mjekësisë Ligjore

by editor

Mjekësia ligjore në Korçë ka deklaruar se gjatë kqyrjes së hollësishme që iu bë trupave të pajetë të 74-vjeçares Eleni Vangjeli dhe vajzës së saj Ornela Vangjeli, 54 vjeç, nuk u konstatua asgjë e dukshme e jashtme, si shkak për të përcaktuar vdekjen e tyre.

Advertisements

Paraprakisht mendohet se shkaqet e vdekjes janë ato që u përcaktuan që mbrëmjen e së enjtes, për shkaqe natyrale.

Advertisements

Këtë të premte, mjeku ligjor ka dhënë lejen për varrosjen e tyre, ndërsa kampionë të analizave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Pas rezultatit të tyre, do të jepen dhe përgjigjja perfundimtare lidhur me shkakun e vdekjes se Eleni dhe Ornela Vangjeli.

You may also like