Nëse fiton PD, kush do të jetë kryeministër? Berisha: Nuk ka ndodhur kurrë më parë, risi moderne…

by editor

Pyetje: Si janë raportet me Ilir Metën?

“Me metën kam raporte të mira, dhe bashkëpunimit do të jetë i ngushtë dhe koalicioni do të ecë drejt fitores”, përgjigjet Berisha.

Advertisements

Pyetje: Nëse gjykata nuk lejon kandidimin tënd si do të veprohet, kush do ta drejtojë PD?

“Fushata do të drejtohet sigurisht nga 11 drejtuesit për çdo qark, lider të çdo qarku, do të ketë një grup qëndron me një komunikim të vazhdueshëm me Sali Berishën, janë të pashpresë ata që mendojnë që mund të caktojnë PD kryetarin. Kjo është çështje sovraniteti”, tha Berisha.

Advertisements

Pyetje: Nëse PD fiton zgjedhjet, kush do të jetë kryeministër?

“Kam sqaruar dhe insistoj, fitorja e PD do të ketë një referendum për kryeministrin e ardhshëm pavarësisht se Sali Berisha është arkitekt i fitores, por shqiptarët si kurrë më parë do të zgjedhin kryeministrin me referendum, një risi moderne”, tha Berisha.

Advertisements

You may also like