“Nëse nëna e fëmijëve…”, avokati i njohur del me deklaratën ‘bombë’: Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

by editor

Avokati Dorian Matlia tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se lirimi i Saimir Tahirit nuk është shkelje ligji, sepse ka përmbushur kushtet, sepse ai ka bërë një pjesë të dënimit, ka fëmijë të mitur dhe gruan në gjendje jo të mirë shëndetërore.

Advertisements

Por, sipas avokatit Matlia ligji parashikon që kjo masë e lirimit mund të revokohet dhe Tahiri mund të kthehet në burg.

Advertisements

“Në këtë rast nuk ka shkelje të ligjit. Ka patur më pak se 2 vite burg për të vuajtur, ka patur fëmijë të mitur nën 10 vjeç, që është kriter ligjor dhe pjesa tjetër që vërtetohet është se sa e paaftë ishte nëna e fëmijëve të tij. Po të dalë e paaftë nga ekspertiza mjeko-ligjore gjykata është e vendosur në një pozicion që duhet ta japë.

Sipas z. Maks Haxhia kishte patur 4 ekspertë dhe gjykata nuk ka pse të mos i besojë. Nëse ekspertët e kanë ekzagjeruar, gjykata mund të nisë një hetim dhe të shikojë nëse kemi të bëjmë me një ekspertim të rremë, por jo se ka faj gjykata.

Advertisements

Ligji parashikon që kjo masë mund edhe të revokohet nesër. Nëse del p.sh, që nëna e fëmijëve është më mirë, ai kthehet prapë në burg. Ai nen mund të përdoret dhe është më lehtë për rastin e z. Tahiri se për dikë që po vdes në burg, sepse në rastin e Tahirit bëhet për hir të fëmijëve, jo të tij.

Pra qëllimi i ligjit është të mbrojë fëmijën, kurse ai që vuan nga një sëmundje në burg, lirohet kur burgu nuk i ofron një shërbim të tillë”-tha avokati Matlia.

You may also like