“Nëse nuk rrini në rresht ju çoj në burg”/ Ahmetaj për arrestimin e Veliajt: Momenti më fatlum i kreut të organizatës

Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, ka ngritur akuza se drejtësia në vend është e kapur. Në një lidhje direkte Ahmetaj deklaroi se sipas tij SPAK është i kontrolluar dhe këtë e dinë të gjithë.

Advertisements

Ahmetaj thotë se në Gjykatën Kushtetuese janë vetëm dy gjyqtarë që nuk kontrollohen por nuk ka përmendur emra. Ahmetaj ka deklaruar më tej se sipas tij jeta sociale e Shqipërisë ka filluar vërtitet rreth një teatri të krijuar nga ‘kreu i organizatës’. Sipas Ahmetaj, arrestimi i Veliajt është momenti më fatlum i tij.

Advertisements

Ahmetaj: Spak është i kontrolluar. Shërbimet e dinë. Janë vetëm dy gjyqtarë në GJK që nuk kontrollohen. E dinë shumë mirë se kush del dhe kush i takon në emër të tij. Ç’punë ka SPAK me zgjedhjet, SPAK ka punë me drejtësinë. Nuk dua të bëj analistin, unë bëj dëshmitarin e persekutimit. Janë çështje themelorë që shkojnë mbi 3 miliardë, ku janë? Padashje humbet dhe fokusi, fokusi është që është kapur drejtësia, duke filluar nga vettingu që janë paguar nga 1 mijë euro në vit.

Jeta sociale e Shqipërisë ka filluar vërtitet rreth një teatri të krijuar nga kreu i organizatës. Unë e di mirë se kam një jetë që e njoh ky është momenti më fatlum i tij, që shqiptarët jetojnë në terror, që PS është në terror, se nëse ju nuk rrini në rresht unë ju çoj në burg.