Nëse vuani nga artriti duhet të hiqni menjëherë dorë nga ky zakon! Rrit mundësinë e vdekjes së parakohshme

Pirja e duhanit rrit ndjeshëm mundësinë e vdekjes së parakohshme te njerëzit me artrit reumatoid, por nëse pacienti e lë duhanin, rreziku reduktohet ndjeshëm, sipas një studim shkencor britanik.

Advertisements

Studiuesit, të udhëhequr nga profesoresha e reumatologjisë dhe epidemiologjisë muskulo-skeletore, Deborah Simmons e Universitetit të Mançesterit, analizuan të dhënat për afërsisht 5700 pacientë me artrit reumatoid të moshës mesatare 61 vjeç.

Advertisements

U zbulua se ata që ishin duhanpirës kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të vdisnin para kohe në krahasim me ata që nuk kishin pirë kurrë duhan. Për ish-duhanpirësit, rreziku zvogëlohej për çdo vit që e kishin lënë duhanin dhe përfundimisht ishte pothuajse i njëjtë me ata që nuk kishin pirë kurrë duhan.

“Studimi ofron prova të rëndësishme se rreziku i vdekjes së parakohshme fillon të bjerë për ata që e lënë duhanin dhe rënia vazhdon çdo vit që kalon”, tha Simmons, duke theksuar se reumatologët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje çështjes, veçanërisht kur bëhet fjalë për pacientët e sapo diagnostikuar me artrit reumatoid.

Studimet e mëparshme kanë treguar se pirja e duhanit luan një rol në shfaqjen e artritit, kjo është arsyeja pse proporcionalisht më shumë duhanpirës vuajnë prej tij sesa popullata e përgjithshme.

Të sëmurët nga artriti reumatoid janë gjithashtu në rrezik të vdekjes së parakohshme për arsye të tjera, si rritja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, kancerit, inflamacionit të rëndë, sëmundjeve të mushkërive etj.

Sëmundja e dhimbshme mund të shfaqet në çdo moshë dhe ka një progres të paparashikueshëm, pasi një ditë dikush mund të ndihet mirë dhe të nesërmen mund të jetë i shtrirë në shtrat, të paaftë as të vishet vetë apo të shkojë në tualet.