Nesër Dita e Verës, pezullohet qarkullimi në akset kryesore të Tiranës, Policia e Shtetit harton planin e masave për Elbasanin

Me rastin e Ditës së Verës, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash mbi qarkullimin rrugor për qytetin e Elbasanit dhe Tiranës.

Advertisements

Autoritetet kanë lajmëruar pezullimin e qarkullimit që nga pasditja e sotme si dhe ditën e nesërme për në Elbasan në disa prej segmenteve të qytetit deri në përfundim të aktiviteteteve të planifikuara për Ditën e Verës.

Advertisements

E njëjta gjë pritet të ndodhë në Tiranë teksa qakullimi do të pezullohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova për ditën e nesërme.

Njëkohësisht forcat e rendit do të jenë gjatë ditës së nesërme në terren për të shmangur trafikun dhe orientimin e automjeteve në rrugë alternative.

“Në Elbasan, gjatë pasdites së të enjtes dhe ditën e premte (14 mars), nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit, ndërsa në Tiranë, gjatë ditës së nesërme, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Policisë Bashkiake do të jenë të terren, për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim shmangien e krijimit të trafikut dhe orientimin e drejtuesve të automjeteve, në rrugë alternative.

Policia e Shtetit i bën apel qytetarëve, që të zbatojnë masat kufizuese dhe të bashkëpunojnë me Policinë, për të ndihmuar në mbarëvajtjen e aktiviteteve.