‘Nesër mbyllet afati’, Ambasada e Shqipërisë në Greqi: Ja adresat e kompanisë postare ku t’i dorëzoni zarfet e votave

Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka lëshuar një thirrje të rëndësishme për shqiptarët që votojnë nga jashtë vendit, duke i kërkuar që të dorëzojnë sa më parë zarfet me votën e tyre për zgjedhjet e 11 majit.

Advertisements

Sipas njoftimit zyrtar të ambasadës, afati përfundimtar për dorëzimin e zarfeve është data 10 maj, dhe është thelbësore që ato të mbërrijnë në Shqipëri në kohë, për t’u numëruar në procesin zgjedhor.

Advertisements

“Ju njoftojmë se sot 9 maj dhe nesër 10 maj janë ditët e fundit për kthimin e zarfit tuaj si votues nga jashtë. Lutemi të ktheni zarfin tuaj sa më parë, në mënyrë që të mbërrijë në kohë në Shqipëri për zgjedhjet e së dielës, datë 11 maj”, thuhet në postimin zyrtar në Facebook të ambasadës.