Nga 3 deri në 20 vite mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Vepër e rëndë kundër sigurisë së përgjithshme dhe pranim dhe dhënie të mitos – këto janë dy veprat penale për të cilat dyshohen 14 të arrestuarit për momentin për tragjedinë në Koçan ku humbën jetën 59 persona.

Advertisements

Prokurori publik Lupço Kocevski ka bërë të ditur se këto vepra parashohin dënim me burg prej 3 deri në 20 vjet, ndërkaq hetimi, siç shtoi ai, nga dje deri sot është zgjeruar për 6 persona.

Advertisements

Sipas tij, të 14 personave do t’u shqiptohet masa e paraburgimit afatshkurtër.

Ai u sqarua për publikun se kjo masë nuk është zëvendësim i paraburgimit të rregullt 30-ditor, por është masë që zbatohet për të siguruar praninë e të dyshuarve deri në nisjen e hetimit.

Kocevski tha se procedura hetuese mund të nis që këtë javë.