Nga aksidenti në aksident. Përplasen tre mjete në aksin Elbasan-Tiranë

by editor

Nuk kanë të ndalur aksidentet ditën e parë të vitit.

Tri automjete janë përfshirë në një aksident pak minuta më parë në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tiranë.

Advertisements

Aksidenti sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në vendin e quajtur “Shinjon” 8 km larg Elbasanit.

Si pasojë e aksidentit të tre automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Advertisements

Sot kanë ndodhur disa aksidente nëpër rrugët e Shqipërisë.

You may also like