Nga dashuri në urrejtje? Nisi si një romancë e bukur, por u mbyll brenda vitit, Jonida Maliqi tregon raportin me Romeo Veshajn!

by editor

Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj nisën një histori dashurie, e cila dukej si një romancë e bukur, por që u mbyll brenda vitit.

Por kur kanë kaluar gati 4 vite nga fundi i marrëdhënies së tyre, e cila u raportua se ishte mbyllur me urrejtje, këngëtarja ka zbuluar detaje nga raporti i tyre.

Advertisements

Jonida Maliqi, e cila është një e një djali, ka treguar se ruajnë marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin. Ajo u shpreh se nuk kanë komplekse kundrejt historinë së tyre, duke theksuar se njeri që mohon të shkruarën, ka probleme me veten.

“Kemi raport miqësor! Mua më vjen çudi për realitetin që na përkon në marrëdhëniet njerëzore, shoqërore dhe në çift. E rëndësishme është të ruash etikën, edukatën, mirënjohjen dhe mbi të gjitha një njeri në jetë mund të ndryshojë gjithçka, por të shkuarën jo.

Advertisements

Një njeri ai që mohon të shkruarën për mua ka probleme me veten. Në këtë rast nuk kemi komplekse kundrejt historinë tonë”, tha ajo.Zbulimi i romancës dhe ndarja

Romanca e Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt nisi dhe përfundoi brenda vitit 2019. Në atë kohë u mësua se vendimin për shkëputjen e marrëdhënies e kishte marrë këngëtarja, ndërkohë që pas kësaj, Romeo fshiu foton e tyre nga profili në “Instagram”.

Po si arriti Romeo të hynte në jetën e Jonidës, e cila ishte një këngëtare që kishte tri vite që kishte hedhur pas krahëve divorcin me ish-bashkëshortin?

Tri vite pas deklarimit të divorcit nga partneri prej 17 vitesh, Jonida Maliqi kishte në një episod të ri në jetën e saj. Fjalët për fillimin e lidhjes me Romeo Veshajn e “Al Pazarit” filluan të qarkullonin gjatë muajit nëntor 2018.Gjithçka nisi kur Romeo kishte postuar një foto me një vajzë misterioze me flokë të zeza, për të cilën mediat aluduan se ajo vajza ishte pikërisht këngëtarja e famshme, Jonida Maliqi. Më pas, portalet u përpoqën të vërtetonin këtë fakt duke gjetur lidhjen e ambienteve të njëjta të postimeve që bënin në profilet e tyre në “Instagram” si Jonida, ashtu dhe Romeo.

Gjatë këtyre muajve ata nuk e mohuan lajmin, por as folën publikisht për marrëdhënien e tyre, duke ia lënë kohës zbardhjen e së vërtetës. Nuk vonoi dhe Romeo iu rikthye sërish zakonit të postimeve me Jonidën, si për t’i hedhur benzinë zjarrit e për ta vazhduar kuiz-in me median për të zbuluar vajzën misterioze, me të cilën ai po shoqërohej

Kjo lojë postimesh u pasua nga një tjetër foto më domethënëse e Romeos, ku pozonin të mbështetur në mur dhe shkruante “Mision i mundur 9”, shoqëruar me disa zemra të Jonidës. Në fillim, çifti bëri një lojë të vërtetë me ndjekësit, për të zbuluar pak nga pak momente nga lidhja e tyre romantike.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj po përfliteshin se ishin në një lidhje dashurie, jo vetëm për faktin se aktori i ”Al Pazar” ishte një mbështetje e madhe për Jonidën në Eurosong, por edhe se ishin parë shpeshherë bashkë në baret e Tiranës.

Disa ditë pas publikimit të lajmit, Jonida u shpreh se “Jeta ime personale dua të mbetet e tillë”, duke dhënë shenjat e para të pranimit. Ndërsa Romeo, konfirmimin e tij e bëri me foton që fliste sa një mijë fjalë.

Ai vendosi të merrte vetë frenat e pranimit të lidhjes në publik, duke postuar një moment në makinë, gati për udhëtimin romantik në çift.

You may also like