Pak orë pas arrestimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga GJKKO, nuk ka munguar as “humori i zi” i në rrjetet sociale.
Fotomontazhe komike që shfaqnin Ilir Metën në qeli, si tifoz i Celltik, në takime elektorale dhe në bisedë telefonike me Monika Kryemadhin duke dhënë porosi, të shoqëruara me batuta ironike, plot sarkazëm dhe gazmore.
Advertisements
Disa prej tyre ishin një tifoz i Celltik me parullën “FreeLikja”, apo vetë Meta me fanelën e klubit të njohur skocez. Ose një tjetër brenda qelisë dhe me batutën “Këto janë hekura jo shumë të lirë, por që i shkojnë formatit tim”.
Advertisements
Kishte nga ata që rikujtonin akuzat që kreu i PL i bëri drejtuesit të SPAK, Altin Dumani kohë më parë, duke ia kthyer me ironi: “Më fal se nuk e kisha seriozisht, o Dum Duman!”.
“Dy pako me duhan të grirë për Liken, o Viso! Se letër ka vetë me atë bllokun…”, ishte një tjetër fotomontazh me avokatin Maks Haxhia, që dikur porosiste dy paketa duhan pas arrestimit të ish-ministrit Saimir Tahiri.
Dhe një tjetër ku Meta bisedon me kryemadhin dhe e porosit: “Amanet Tedin, se është pak çyryk!”, kurse ajo që i përgjigjet nga krahu tjetër: “Mos e rruj hiç!”.
Advertisements
Advertisements
Advertisements
Advertisements
Advertisements
Advertisements