“Sill biznesin tënd në Shqipëri! Përmes një broshure të dizenjuar veçanërisht për investitorët e huaj, Agjencia Shqiptare e Investimeve (AIDA), synon të “joshë” të huajt për të zgjeruar gamën e investimeve.
Advertisements
Kështu disa nga arsyet e listuara për investitorët e huaj se pse duhet të sjellin biznesin e tyre në Shqipëri gjatë këtij viti, janë: ligji për investimet e huaja; kontratat 1 euro; incentivat ne energji, incentivat në agroturizëm; incentivat në manifakturë; incentivat në agrikutlurë; incentivat në punësim; ligji për investimet strategjike; dhe kontratat.
Advertisements
Sa i takon forcës punëtore, një nga arsyet listohet kosto e ulët që kanë punonjësit në Shqipëri sa i takon pagesave. “Shqipëria ka nivelin e pagave më konkurrues në rajon, si dhe raportin produktivitet dhe kosto pasi paga minimale është 40 mijë lekë. Kjo krijon një klimë të favorshme, duke pasur parasysh se një fuqi e lirë punëtore dhe shpenzimet me kosto të ulët, ofrojnë një fillim të mbarë për bizneset”, thuhet në dokument.
Popullsia e re dhe edukuar është një tjetër avantazh që ofron vendi. “ 46% e popullsisë është nën moshën 35 vjeç, dhe mosha mesatare është 38.5 vjet. Pothuajse 124,000 studentë të regjistruar në arsimin e lartë. 15.3% nga totali i të diplomuarve në nivelin e lartë vijnë nga shkollat profesionale. Aftësitë e së tashmes dhe të së ardhmes së fuqisë punëtore së Shqipërisë zë vendin e parë në rajon. 40% e popullsisë flasin të paktën 1 gjuhë të huaj”, citohet në broshurë.
Advertisements
Zhvillimi i shpejtë infrastrukturor, i cili konsiston në infrastrukturë të re dhe të përmirësuar të energjisë, telekomunikacionit dhe transportit, dhe kosto të ulëta të transportit detar, renditen gjithashtu në listën e avantazheve që ofron vendi ynë.
Taksimi i drejtë, stimujt fiskalë dhe trajtimi i barabartë midis investitorëve vendas dhe të huaj, gjithashtu listohet si avantazh për investitorët e huaj.
Interesi në rritje për sektorin e turizmit, rritja e qëndrueshme e ekonomisë si dhe potencialet e saj , shtrirja strategjike gjeografike, stabiliteti makroekonomik, aksesi i lirë në dogana, janë disa nga arsyet e tjera se përse të huajt duhet të sjellin biznesin e tyre në Shqipëri.
Të dhënat më të fundit të disponueshme për tremujorin e parë të këtij viti tregojnë se fluksi i investimeve të huaja direkte ka prekur një rekord të ri historik prej 354 mln euro.