“Nga i keqi e pëson i miri”- Banorët në Elbasan në lot për vr*sjen e 29-vjeçarit

by editor

Një shpërthim me tritol, i destinuar për motrat Nikolli në Elbasan rreth 3 muaj më parë, i ka marrë jetën padrejtësisht një të riu. Fqinji, 26-vjeçar Enea Themollari, ndërroi jetë këtë të premte, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi në muajin korrik, në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli. I riu ndërroi jetë në spitalin e Traumës mesnatën e 4 tetorit.

Advertisements

Ngjarja ka prekur të gjithë banorët e Elbasanit, të cilët shprehen të tronditur se si mund t’i merret jeta një personi të pafajshëm brenda shtëpisë së tij. “Nga i keqi e pëson i miri, çfarë mund të them unë më. Më vjen shumë keq, mjerë nëna e baba. Më keq s’ka ku shkon,” tha një qytetar.
Ndërkohë, një fqinje e 29-vjeçarit nuk i mbajti dot lotët para kamerave: “Jam jashtë mase e prekur, tani e mora vesh. M’u mpi trupi komplet. Djali i vetëm,” tha ajo.

Advertisements

Shpërthimi ndodhi më 14 korrik 2024, në katin e katërt të një pallati në lagjen “Haxhias” të Elbasanit, aty ku banonin prej dy muajsh edhe dy motrat, të cilat kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani si porositës për atentatin.

Advertisements

You may also like