Nga Koçi te Gurra, Tafani: Laerti Haxhiu nuk kursente as fëmijët

by editor

Në emisionin “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana Lala në News24, këtë të mërkurë, u trajtuan dëshmitë e të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit në lidhje me urdhrat e dhëna nga Laert Haxhiu për disa nga ekzekutimet më të bujshme të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë.

Advertisements

Pas vrasjes demostrative të Kleanthi Koçit në vitin 1999, Skerdilajd Konomit, në vitin 2021 dhe Ravik Gurrës në 2019, askush më tej nuk kishte guxuar të ngrinte dorë ndaj njerëzve të drejtësisë. Ose të paktën krimi nuk ishte afruar kurrë më kaq pranë një magjistrati deri aty sa të kërcënonte seriozisht jetën e tij dhe të familjes, deri në eliminimin e tyre fizik.

Advertisements

Laert Haxhiu, një kriminel i sprovuar dhe i pamëshirshëm, njeriu i cili në këtë histori të gjatë dhune dhe gjaku, nuk kurseu as kushëririn e tij, të cilin pasi e torturoi e hodhi të lidhur në liqen, porse sikur të ishte armiku i tij më i egër, duket se e kishte po aq seriozisht kur thuri planin e radhës për eliminimin fizik të dy prokuroreve.

Prokurorë që sipas tij ia kishin sjellë në majë të hundës me hetimet që kishin hapur ndaj tij dhe që për këtë meritonin të hiqeshin qafe në çdo mënyrë. Duke mos kursyer lëndimin te njerëzit e saj më të dashur, të cilëve, sipas tashmë të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, kreu i grupit kriminal në Lushnjë, kishte urdhëruar ndjekjen në çdo hap të tyrin, pa kursyer këtu as fëmijët.

You may also like