Nga luks në bashki, te qelia në paraburgim, publikohen pamjet nga burgu i Veliajt

Janë publikuar pamjet nga qelia e paraburgimit ku u mbajt Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prej datës 10 shkurt, i cili akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv dhe abuzim me fondet publike së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Në videon e publikuar më poshtë nga Xhungle.al shihet edhe qelia ku ka ndenjur për dy ditë kryebashkiaku Veliaj.
Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”.

Advertisements

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Advertisements