Nga lulet tek udhëtimet e bizhuteritë, SPA-të dhe një ndërhyrje në buzë, ja sa shtrenjtë po kushton dashuria në Shqipëri

Shpenzimet për dhurata, organizim darke ose udhëtimi dhe marketingu i fuqishëm kanë bërë që kjo ditë të kthehet në një mundësi të madhe për bizneset, ndërkohë që konsumatorët shpesh ndihen të detyruar të shpenzojnë më shumë se sa duan për të festuar këtë ditë speciale…

Advertisements

përgatitjet kanë nisur që ditën e hënë, për kompozimin e luleve dhe rregullimin e dyqaneve. Çmimi mesatar është 3000 lekë/buqeta. Dhurata më e shtrenjtë e viteve të fundit raportohet një tufë trëndafilash të kuq në çmimin e 1000 eurove.

Advertisements

Ndërsa një tjetër sektor që ka pasur vëmendje në këtë ditë, ai i parfumeve, rezulton me shitje më të larta se sa veshjet. Dyqanet e parfumerive pohojnë se javën e shkuar kanë pasur një rritje kërkesash për parfume femrash kryesisht, por pa lënë pas edhe dhuratat për meshkujt, rritje të cilën e veçojnë si më të lartë se sa vitin e shkuar.

Përfaqësuesit e shitjeve të një argjendarie në Tiranë tregojnë se ishin bërë shumë promocione dhe zbritje çmimi me rastin e festës së dashurisë dhe këtë vit blerjet kanë qenë disi më mirë se vitet e mëparshme, megjithatë, sipas tyre, dhuratat e shtrenjta kanë nisur të jenë më pak atraktive dhe më shumë janë të drejtuar drejt produkteve të personalizuara.

rritjen e kërkesës për produkte dhe shërbime të lidhura me Shën Valentinin.

Shumë marka shqiptare dhe ndërkombëtare kanë investuar në reklama të shtrenjta gjatë periudhës së Shën Valentinit, duke përdorur influencues të njohur dhe fushata të personalizuara për të tërhequr konsumatorët. Kjo ka bërë që një festë që dikur ishte e thjeshtë të bëhet një ngjarje masive, duke e kthyer tregun shqiptar në një mundësi të madhe për bizneset.

Prej disa vitesh, edhe në qendra të tjera të sektorit të bukurisë dhe Spa-së, paketat ofrohen në çift, ose edhe të personalizuara për meshkuj. Kërkesat për të tilla paketa janë në rritje prej vitesh, duke rrëzuar mitin e dhuratave të zakonshme për meshkujt. Paketat nisin nga 5000 lekë personi ose në ofertë 8000 lekë në çift. Drejtuesit e këtyre qendrave pohojnë se kjo nuk është dhurata e vetme që ata i bëjnë njëri-tjetrit.

Vijojnë edhe këtë vit të shkëmbehen dhurata për Shën Valentin një ndërhyrje për hundën ose buzët. Në disa klinika në kryeqytet ka pasur paketa promocionale si 150 euro/filler i buzëve që ka tërhequr vëmendjen për t’u konsideruar si dhuratë dashurie. Ose oferta për shërbime laseri, që me sa duket vlerësohet estetikisht në çift. Si dhe kërkesa për mbjellje flokësh për meshkuj.

Ndryshojnë përzgjedhjet kur çiftet janë të martuar ose bashkëjetojnë prej vitesh. Sipas hulumtimeve, një ofertë interesante ka qenë shumë e përzgjedhur për këtë Shën Valentin: shërbime pastrimi profesionale për shtëpinë.

Siç duket, gratë do ta vlerësonin më shumë këtë se sa një tufë trëndafilash. Disa agjenci në treg bëjnë me dije se, dhurohen kuponë të vlefshëm prej 5000lekë për pastrim profesional të shtëpisë./ Monitor