Të shtëna me armë zjarri në Thumanë, nuk raportohet për të lënduar
Advertisements
Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar sot në Thumanë, në parkimin e një lokali.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 11:00, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit K. M. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja me një automjet, i cili është identifikuar nga policia, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera në lidhje me të.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili gjatë këqyrjes ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.
Vijojnë punimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /noa.al