Nga mallkimet tek vështirësitë ekonomike, Sara Gjordeni rrëfehet mes lotësh: Bardhi ngeli pa lekë, ja çfarë më premtoi

by editor

Sara Gjordeni, e cila pret që shumë shpejt të bëhet nënë, ka rrëfyer momente nga jeta e saj me partnerin, Bardhi Idrizi. Mes të tjerash ajo tregoi një episod mjaft urryes, që i ka ardhur nga disa ndjekës, duke e mallkuar për vajzën, të cilën pret t’i vijë ne jetë. Ish-banorja e Big Brother Vip u shpreh se pasi lexoi këtë koment, i humbi shpresat tek humanizmi, pasi nuk e priste që ta mallkonin në këtë formë.

Advertisements

“Komenti më i rëndë që kam lexuar, përtej moralit dhe familjes që bëjnë të gjithë sikur më njohin më dinë rrënjë e dhëmballë, ka qenë koment nga fans i dikujt tjetër. “Urojmë që ti lexosh të gjitha komentet tona dhe të shqetësohesh aq shumë sa fëmija jot të dalë me probleme”. Ky është komenti mbi sharjet, jo po sa të dashur ke pasur ti…ky ishte realisht që unë humba shpresën në njerëzillik. Bardhi ishte ai që mori vendimin që ne të tregonim shtatzëninë kaq herët. Për fëmijën tim nuk e di ca ka ngelur pa thënë”.-tha Sara Gjordeni në emisionin “Goca dhe Gra”.

Advertisements

Sara tregoi edhe për vështirësitë financiare që partneri i saj, Bardhi ka pasur pasi doli nga Big Brother VIP, kur edhe prishi marrëveshjen me menaxherin e tij. Ajo tregoi së Bardhi ngeli pa lekë, por ia kanë dalë falë punës që vetë ajo bëntë, por edhe mbështetjes familjare. Gjatë kësaj periudhe të vështirë financiare, Bardhi i ka premtuar Sarës se për çdo gjë që ajo ka bërë do t’ia kthejë dyfish. Ish banorja e BBVIP dhe modelja theksoi se kjo situatë tashmë ka kaluar, pasi Bardhi gjatë verës ka bërë shumë koncerte, duke fituar dhe mjaft të ardhura.

“Është e pamundur që njerëzit ta imagjinonin Bardhin në pozicionin e një djali që realisht ka ngelur pa lekë. Por unë duke ardhur nga fusha e ligjit e di shumë mirë që kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë edhe zero. Gjatë kohës që Bardhi nuk ka punuar, dua të theksoj që kënga është shkruar në prill-maj. Ka qenë një periudhë kur Bardhi nuk ka punuar fare, nuk ka pasur asnjë të ardhur.

Advertisements

E vetmja që punoja kam qenë unë. Unë kam një familje që më ka ndihmuar. Bardhi ka qëndruar një djalë zotëri dhe këtë të dalën më vete si çift e morëm të dy si sfidë dhe nuk donim ti zgjasnim dorën familjeve. Bardhin e ka munduar si kryefamiljar kjo pamundësia e tij. Jo se ne nuk kemi paguar qiranë, apo kemi mbetur pa bukë. Bardhi vetë si individ i ka pasur këto vështirësi, por kam qenë unë që edhe me ndihmën e fëmijës, sepse familja nuk të lë. Kjo situatë ka kaluar, nuk jemi më në atë situatë, sepse Bardhi ka bërë shumë koncerte gjatë verës, punoi fort dhe nuk jemi më në atë situatë.

Bardhi ka shkuar në Kosovë për të mbyllur deal për herë të fundit. Më tha: Sara unë nuk e bëj dot më këtë gjë, por duhet të dish diçka, në rast se unë këtë deal e ndërpres jam vetëm unë. I thashë ca do të thotë vetëm ti? Ka kapur xhaketën dhe tha “vetëm unë”. Është kthyer nga Kosova dhe tek dera më tha: Të futem? Unë e mora e futa brenda dhe i thashë: Ça po thua?! Bardhi mendon se cdo gje e mirë që ka bërë do ti kthehet. Më thoshte Sara e di që tani nuk kam asgjë, por të premtoj se të gjitha gjerat që po bën ti për mua do ti kthej dy fish”, tregoi Sara Gjordeni.

You may also like