Nga Rozana te Gerta, banorët thyejnë rregullat në “Big Brother Vip”

Banorët e “Big Brother VIP Albania 4” kanë thyer rregullin kryesor, të mos flasin për nominimet.

Advertisements

Rozana Radi e ka bërë të qartë se nëse i bie kutia e Pandorës, do nominojë veten, Gertën dhe Laertin.

Advertisements

“Mua po më erdhi Kutia e Pandorës do të çojë në nominim veten time, Gertën dhe Laertin. Ne nuk marrim autoritetin e Vëllait të Madh, kanë bërë gabim të rëndë të dy por ne prapë do i shpëtojmë nëse vjen Zarfi i Zi. Unë kam ardhur për të luajtur këtu. Unë nuk kam frikë nga ty o Gerta” – tha Rozana.

Po ashtu, edhe banorët e tjerë, Gerta, Loredana dhe Aldo kanë diskutuar se në rast se ata do të përballeshin me Kutinë e Pandorës, do nominonin disa banorë. Gerta ka thënë se do dërgonte në nominim Gjestin, Rozin dhe Eglin.

Këtë gjë Gerta ia u kërkoi edhe banorëve të tjerë që ta bënin nëse iu bie Kutia e Pandorës, pasi sipas saj, në këtë mënyrë del Egli nga shtëpia.

Po ashtu, edhe Rozana iu drejtua Gertës duke i thënë: Pse nuk del kokë më kokë me mua? Nëse të vjen Pandora e bën?

Në këtë edicion të “BBVA”, banorët kanë diskutuar shpesh për nominimet, por deri më tani produksioni nuk ka marrë asnjë masë në lidhje me thyerjen e këtij rregulli.

A do merren masa këtë herë për këto shkelje?