Nga veriu në jug, ja akset rrugore që bllokohen sot për 3 orë dhe si do ndahen deputetët e PD-së, çfarë pritet

by editor

Dita e sotme i gjen demokratët në mosbindje civile, ku për 3 orë mbështetësit e opozitës do të bllokojnë lëvizjen në 6 akse kryesore nga veriu në jug. Segmenti i Sheshit “Shqiponja” është ndalesa e demokratëve të Tiranës dhe qarkut të Dibrës. Deputetët dhe drejtuesit e degëve të Durrësit, Krujës e Shijakut do të protestojnë në rrethrrotullimin e Shkozetit.

Advertisements

Një tjetër segment që do të bllokohet është edhe rrethrrotullimi i Milotit nga deputetët e Kukësit, Lezhës e Shkodrës. Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të bëhen bashkë demokratët e Korçës dhe Elbasanit. Degët e Lushnjës, Kavajës, Rrogozhinës e Divjakës janë udhëzuar të bllokojnë rrethrrotullimin e Rrogozhinës, ndërsa ato të jugut rrethrrotullimin e Levanit. Çdo segment do të ketë në krye degët e PD në rrethe si dhe deputetët e qarkut.

Advertisements

“Këto pika janë segmenti sheshi Shqiponja, ku do të jenë të pranishme degët e Tiranës dhe qarkut Dibër që do të bllokojnë hyrje-daljet në këtë rrugë dhe lëvizjen e automjeteve.

Deputetët që do të jenë në këtë pikë janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.

Advertisements

Pika e dytë do të jetë rrethrrotullimi Milot, ku do të vendosen deputetët e qarkut Kukës, Shkodër dhe Lezhë, përkatësisht deputetët Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Lika, Greda Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli.

Tek rrethrrotullimi Shkozet, do të jenë degët e qarkut Durrës, Fushë-Kruja, Kruja, Shijaku.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit do të jenë degët e qarkut Korçë, Elbasan me deputetët Lefter Gështenja, Qani Xhafa, Edmond Spaho, Sorina Koti, Tomor Alizoti.

Në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, degët Kavajë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Divjakë me Ilda Dhori, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati;

Në rrethrrotullimin Levan, degët e Fierit, Gjirokastrës, Vlorë, Berat, Luan Baçi, Kasem Mahmutaj, Tritan Shehu, Bujar Leskaj”.

Deputetët e tjerë Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku Ina Zhupa, Zheni Gjergji dhe Saimir Korreshi do t’i bashkohen tubimit te sheshi Shqiponja në orën 18:00, pas përfundimit të takimit të MSA-së ku do të marrin pjesë sipas porosisë së kryetarit të partisë.

Afati i bllokimit po kështu mësohet të jetë 3 orë, nga ora 17:00-20:00. Një ditë përpara mosbindjes civile Sali Berisha ftoi shqiptarët t’i bashkohen protestave të opozitës në këto akse që do të nisin në orën 17:00 të pasdites.

“Ato 3 orë kundër regjimit i ftoj shqiptarët të bashkohen në atë protestë, sepse po luftojmë për interesat jetike të shqiptarëve. Beteja nesër është etapa tjetër drejt fitores! Është përpjekja e madhe e demokrateve dhe demokratëve për t’i përcjellë mesazhin Ramës dhe bandave të tij, se nuk ka forcë në botë që të na mposhtë ne në misionin tonë për rikthimin e votës së lirë me qeveri teknike për zgjedhje të lira, për ndryshimin e pushtetit, për rikthimin në Shqipëri të lirive, të drejtave, dinjitetit të qytetarëve shqiptarë.

Për rikthimin në Shqipëri të një drejtësie që qëndron ndër ligjin e Kushtetutë dhe jo si organizatë kriminale e marrë peng nga Edi Rama. Me betejën tonë ne duam dhe do arrijmë të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit, në rrugën e shpresës, në rrugën e zhvillimit. Të dashur miq, çdo ditë, çdo demokrate e demokrat duhet të bëjë gjithçka për t’i nxirë jetën këtij regjimi të pashpirt, për t’i marrë frymën, për t’i shkurtuar ditët, për të ecur të sigurt drejt fitores. Çdo ditë, Edi Rama, organizata e tij kriminale bëhen më anti-shqiptare, bëhen më çnjerëzore, bëhen më kriminale. Ndaj dhe, ne çdo ditë duhet të jemi në sulm, në sulm, në sulm kundër tyre”, tha Berisha.

Ai foli edhe për bllokimin e rrugëve në mbarë vendin.

“Bllokimi i rrugëve, protesta, mosbindja civile e opozitës është kushtrimi që burojnë nga thellësia e shpirtit të çdo qytetari të këtij vendi për t’u ndarë sa më shpejt nga ky regjim. Të dashur miq, beteja që fillon nesër është një betejë në vazhdim. Bllokimi i Edi Ramës në Surrel do të jetë edhe kjo në agjendën e mosbindjes civile. Po, po. Edi Rama, qytetarët janë të revoltuar me ty, janë të zemëruar, janë të gatshëm të të nxjerrin prej hundësh gjithçka ke vjedhur këto vite pushteti”, – theksoi Berisha.

You may also like