Policia e Kosvës ka arrestuar personin i cili u filmua ditën e djeshme duke grisur librin e shenjtë të Kuranit. Lajmi për arrestimin e tij e ka konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. Gjithashtu, zëdhënësi ka bërë të ditur se i dyshuari ka një të kaluar kriminale.
Advertisements
“Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për vrasje, dhunë në familje dhe kanosje. Po ashtu, i njëjti vuan nga një sëmundje psikike dhe ka pranuar trajtim psikiatrik obligativ. Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit me Drejtorinë Rajonale Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, sot ka arrestuar një person mashkull kosovar, i dyshuar për veprën penale nga KPK Neni 141 ‘Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik’. Lidhur me këtë rast po ashtu është bastisur shtëpia ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit”, ka deklaruar Kelani.
Advertisements