Nga xhamia te dronët kamikazë/ Gazetari Nura: ‘Namazgjaja’ plotëson nevojat e komunitetit, përveç dronëve…

by editor

Xhamia e Namazgjasë hapi dyert për besimtarët në një ceremoni madhështore. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama së bashku prenë shiritin e inaugurimit të këtij objekti kulti.

Advertisements

Gazetari Artur Nura, i ftuar në “Ora e fundit” tha se Presidenti i Turqisë synon të ketë një protagonizëm ndërkombëtar. Ai shtoi se marrëveshjet e nënshkruara në disa fusha me Turqinë kanë impakt pozitiv, sidomos ajo e bujqësisë.

Advertisements

“Protagonizmi i Recep Tayyip Erdogan, është një protagonizëm ndërkombëtar. Ai nuk do të jetë vetëm president I Turqisë, por do të jetë lider I myslimanëve në mbarë botën. Xhamia e Namazgjasë, e cila do të plotësojë nevojat e komunitetit. Tre marrëveshjet janë të rëndësishme. Pjesa e bujqësisë është e rëndësishme”, tha ai.

Gjatë konferencës, kryeministri Edi Rama falënderoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për dhënien e dronëve kamikazë, të cilët do të përdoren për fuqizuar industrinë ushtarake të vendit tonë. Sipas Ramës, kjo “dhuratë” e Turqisë për Shqipërinë nuk duhet të shqetësojë askënd.

Advertisements

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, u shpreh se përveç dornëve, Shqipëria ka nevojë urgjente të rrisë kapacitete e saj ushtarake. Këto kapacitete shtoi ai lidhen me trajnimin, me formimin intelektual dhe për pjesën tjetër që lidhet me armatimin.

“Shqipëria ka nevojë për rrisë kapacitete e saj ushtarake, pjesën e trajnimit, kapacitetin intelektual dhe pjesën e armatimit. Dronët patjetër që kanë marrë përparësi në të gjithë strategjinë e luftës, por Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për dronët, por edhe sistemin mbrojtës. Sot nuk ka sisteme strehimi. Duhet të kemi rezervat ushqimore, spitale. Lufta nuk është vetëm droni, por është sistem kompleks i të gjitha gjerave.”, tha ai.

You may also like