Policia po heton në disa pista për ekzekutimin e 38-vjeçarit, Fatjon Dervishi mesnatës së të martës në fshatin Katund në Sukth. Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer nga Holanda, ndaj nuk përjashtohen dyshimet se ishte i lidhur me trafikun e drogës.
Advertisements
E shkuara e vëllit të tij, Fatbardh Dervishi alias Fatbardh Doda, gjithashtu është një nga pistat e hetimit, pasi emri i tij del në disa ngjarje kriminale.
Advertisements
Fatbardh Dervishi, i cili ndodhet në burg në Spanjë, dyshohet për plagosjen e një 23-vjeçareje në një hotel në Durrës, si dhe për zhdukjen e Tauland Malshit.
Ai është arrestuar në Spanjë nën akuzën e vjedhjes së automjeteve, falsifikimit të dokumenteve, armëmbajtjes pa leje, trafik droge, grup kriminal. Sipas mediave spanjolle, grupi i kryesuar nga ai, maskohej me uniformë policie dhe kryente gjithashtu grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge.
Advertisements
Por veç këtyre, Dervishi akuzohet në Shqipëri se në 3 janar 2022, plagosi me armë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës 23-vjeçaren E. Koroveshi.