“Ngacmonte vajza nën 18 vjeç”, shqiptari vrau kunatin, flasin miqtë e vajzës së ab*zuar

by editor

Mediat greke kanë publikuar të dhëna të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të së martës, ku një 50-vjeçar shqiptar vrau kunatin e tij 33-vjeçar, i cili i përdhunonte vajzën e tij nga martesa e parë.

18-vjeçarja ka rrëfyer se kërcënohej nga dhunuesi me publikimin e videove dhe fotove intime, në këmbim të parave.

“ Autori e ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre. I ka siguruar siguri në jetë, i ka mbështetur financiarisht”, tha avokati i autorit.

Në mbështetje të pretendimeve të 18-vjeçares, kanë dëshmuar dhe motrat e saj, ndërkohë që mësohet se mbi ngjarjen kanë pasur dijeni edhe persona të tjerë.

You may also like