Detaje të tjera kanë dalë në dritë mbi shkakun e ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën në spital, ndërsa motra e tij 6-vjeçare ndodhet në reanimacion në QSUT.
Advertisements
Vajza 6-vjeçare ndodhet prej të shtunës në terapi intensive në shërbimin e Pediatrisë në kryeqytet. Ende nuk mund të flitet se e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërkohë që burime bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për meningit, por intoksikacion nga ilaçi kundër minjve.
Advertisements
Sipas burimeve mësohet se prindërit kanë bërë spërkatjen e një magazine me ilaç kundër minjve. Me ta kanë qenë edhe fëmijët të cilët kanë pësuar intoksikacion të rëndë, sipas A2cnn.
Për pasojë ka ndërruar jetë i mituri 3 vjeç dhe vajza 6-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa sipas mjekëve prindërit janë jashtë rrezikut për jetën.