Detaje të reja kanë dalë në dritë, lidhur me ngjarjen e mesditës së djeshme ne burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj, ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.
Advertisements
“Ora News” mëson se është ndaluar drejtori i Burgut të sigurisë së lartë të Peqinit dhe i gjithë zinxhiri komandues prej 13 efektivesh. Ndaj tyre po bëhet gati dhënia e urdhrit të arrestit.
Advertisements
Ndërkaq, Sokol Mjacaj po mbahet i izoluar në një vend të posaçëm sekret, pasi do rimerret sërish në pyetje. Prokurorët po përpiqen të zbulojnë porositësin e mundshëm të kësaj vrasjeje që tronditi mbarë opinionin dhe që vë në duyshim sigurinë në burgje.