Ngjarja tragjike në Has/ Flasin të afërmit: U mundua i gjithë fshati t’i shpëtonte(VIDEO)

by editor

Gjatë natës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në fshatin Nikoliq të Hasit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, e për pasojë kanë humbur jetën nënë e bir.

Advertisements

Në videon e mëposhtme janë pamjet kur banesa në Nikiloq të Hasit është përfshirë nga zjarri mesnatën e kaluar, duke shënuar dhe tragjedinë me dy viktima.

Advertisements

Si pasojë e zjarrit, humbën jetën nënë e bir Rexh Lushi, 57-vjeç dhe Fatime Lushi 82-vjeçe. I biri, pasi kishte shpëtuar fillimisht bashkëshorten, u fut sërish brenda në banesë për të shpëtuar të ëmën, por nuk arriti të dilte më prej aty.

Një bashkëfshatar i viktimave në një prononcim për mediat, tregon se ka qenë e pamundur për t’i ndihmuar. Ai tregon momentet kur bashkëshortja pasi ka dalë e ka thirrur Rexh Lushin të dalë nga banesa në flakë, por nuk ka dëgjuar zë.

Advertisements

“Rexha ka jetuar këtu, ndërsa fëmijët i ka në emigrim. Edhe vëllezërit i ka në emigrim në Angli. Vetë jetonte me nusen dhe me të ëmën. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe ka lajmëruar policinë. Ka hyrë për të nxjerrë nënën nga shtëpia dhe ka ngel. Bashkëshortja ka dalë jashtë dhe e ka thirrur: Hajde dil jashtë por nuk ka dalë, ka ngelur brenda”, – tregon Shkozet Bebexhia.

Fqinjët rrëfejnë momentin kur gjetën trupat e viktimave, ku sipas tyre, 57-vjeçari ka qenë ende duke u djegur.

“Rexhën (shënim: Rexh Lushi, 57 vjeçari) e kemi gjet tu u kall akoma (duke u djegur) në kuzhinë. E kemi nxjerrë jashtë. Ishte i dëmtuar fare, i shkrirë komplet”, thotë Neritan Koka, një tjetër banor i fshatit.

Ata besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e problemi me energjinë elekrike.

“Zjarri ka ardhur nga energjia, se nuk ka probleme me asnjë. Fatimja ishte 82 vjeçe, kurse Rexha ishte 57 për 58”, shton Shkozet Bebexhia.

You may also like