Ngjarje e rëndë/ Bie nga pallati një punonjës policie në Tiranë

Një punonjës policie ka rënë nga lartësia e një pallati në Tiranë, në rrethana dhe shkaqe aktualisht të paqarta.

Advertisements

Policia njoftoi se në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç.

Advertisements

Burri është me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, raporton noa.al.

Aktualisht ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij është e paqartë.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.