Ngjarje e rëndë/ Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij, ja çfarë dyshohet

by editor

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një burrë është gjetur i vdekur në hapësirën e shtëpisë së tij.

Advertisements

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Advertisements

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

You may also like