Ngjarje e rëndë në Itali/ Shqiptari humb jetën në vendin e punës(Emri)

by editor

Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në Itali në vendin e punës. Mësohet se 52-vjeçare humbi jetën pasi u shtypu nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve Orzivecchi.

Advertisements

Mediat italiane raportojnë se Nazmi Morina po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e zuri poshtë. Fatkeqësisht ndihma e parë nuk mundi të bënte asgjë pasi ai humbi jetën menjëherë.

Advertisements

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, pa asnjë të dyshuar: si zona e kantierit, vinçi dhe materialet e zhvendosura janë tashmë nën sekuestrim. Trupi i Morinasmbetet në dispozicion të autoritetit gjyqësor, i cili mund të përgatisë hetime të mëtejshme (duke përfshirë autopsinë). Nazmi Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias ku kishte ndërtuar një të ardhme dhe një familje. Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël

You may also like