Ngjarje e rëndë në vend, 40-vjeçari gjendet i vetëvarur

Një 40-vjeçar nga fshati Duhanas në Berat ka humbur jetën pasditen e sotme, duke u vetëvarur.

Advertisements

Viktima, i identifikuar me inicialet F.K., kishte probleme të shëndetit mendor dhe është gjetur i vetëvarur në një pemë pranë shtëpisë së tij.

Advertisements

Familjarët e tij kanë njoftuar policinë, ndërsa forcat e policisë dhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të nxjerrë trupin e pajetë të viktimës nga zona e thepisur ku ai e kishte realizuar vetëvrasjen.