Ngjarje e rëndë në vend! Bie nga kati i pestë i një pallati, humb jetën në vend 56-vjeçari

by editor

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së martës në Fier. Një 56 vjeçar ka rënë nga kati i pestë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Advertisements

Ngjarja është shënuar rreth orës 14:40 në lagjen “Konferenca e Pezës”.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

You may also like