Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Qipro, ku një burrë ka goditur me thikë dhe më pas ka hedhur nga ballkoni bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.
Advertisements
Sipas informacioneve fillestare, gruaja ka marrë një thikë dhe ka plagosur bashkëshortin e saj, i cili më pas e ka goditur me thikë dhe e ka hedhur në rrugë nga ballkoni i banesës. Gruaja është dërguar në spital ku është konstatuar e vdekur, ndërsa në spital është dërguar bashkëshorti, i cili është i plagosur, por jashtë rrezikut.
Advertisements
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të vrasjes.