Ngjarje tragjike, 60-vjeçari i jep fund jetës pranë varrit të bashkëshortes, dyshohet se…

by editor

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Ballsh, ku një 60-vjeçar me iniciale P. J., i ka dhënë fund jetës.

Advertisements

Mësohet se ai ka qenë në gjendje të rënduar emocionale kur i ka dhënë fund jetës duke konsumuar medikamente mjekësore, pranë varrit të bashkëshortes së tij.

Advertisements

Si pasoje 60- vjeçari është gjetur i pajetë nga qytetarë të tjerë në varrezat e qytetit.

Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio- Kimisë në shkollën 9- vjeçare “ 5 Shkurti” në Ballsh, ndërsa rreth 1 vit e gjysëm më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Trupi i pajetë i 60-vjecarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Njoftimi policisë:

Mallakatër/Informacion paraprak

Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

You may also like