Pak ditë pas arrestimit të dy vëllezërve që u prangosen si persona të dyshuar për vrasjen e 33-vjeçarit Ramazan Mataj, familja e Arjol dhe Klisman Hasaj është ngujuar nga frika për një hakmarrje të mundshme.
Advertisements
Ndërkohë këtë të premte, para Gjykatës kanë dalë dy vëllezërit e akuzuar si organizator dhe ekzekutorë të bashkëfshatarit të tyre.
Advertisements
Edhe pse avokatët kanë kërkuar një masë më të butë për vëllain e vogël, Klisman Hasaj me argumentin se nuk ka pasur dijeni për ngjarjen, sërish gjykata vendosi burg pa afat për të dy të dyshuarit. Në seancë ata nuk kanë folur para trupit gjykues, ndërsa prokurorja e çështjes theksoi se prova që vërteton se vrasjen e kanë kryer dy vëllezërit është rezultati balistik i armës së gjetur në oborrin e banesës së familjes Hasaj.
Kjo provë, e cila përkon 100% me plumbat dhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje, konfirmon se autorët të mundshëm janë dy vëllezërit e arrestuar.
Sakaq, sa i përket ngjarjes, pas vrasjes së Ramazanit, autori i ka shkuar edhe në ceremoninë e varrimit për të hequr dyshimet se mund të ishte ai autori. Kujtojmë se ngjarja ka ngjallur frikë mes dy familjeve në fshatin Dragoç, ndërsa babai i autorit ka theksuar se nëse djali i tij shpallet fajtor, të vuajë dënimin që meriton.