Nis fushata në Himarë/ Fushata elektorale do të zgjasë deri me 2 gusht

by editor

Ka nisur në Himarë fushata elektorale zyrtare për zgjedhjet për kryebashkiak. Fushata do të zgjasë 7 ditë ndërsa himariotët do ti drejtohen kutive të votimit të dielën e ardhshme. Vangjel Tavo konkuron përballë Petro Gjikurisë.

Advertisements

Në Himarë ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 4 gushtit.

Advertisements

Fushata zgjedhore do të zgjasë deri mesnatën e datës 3 gusht, ndërsa e shtuna do të jetë heshtje zgjedhore e diela do të çojë himariotët në zgjedhje.

Kjo do të jetë fleta e votimit e miratuar nga KQZ, ndërsa qytetarët do të votojnë nga ora 7:00 deri në orën 19:00 të së dielës.

Rezultatet pritet të shpallen pas mesanatës së të dielës ku dhe do të mësohet kryetari i ri i bashkisë së Himarës.

Advertisements

Në garë janë Vangjel Tavo nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga Koalicioni Bashkë Fitojmë.

Në zgjedhjet e 14 majit Fredi Beleri edhe pse ishte arrestuar dy ditë më parë arriti të fitonte 3840 vota përkundjejt Jorgo Goros I cili mori 3821 vota.

You may also like