Në selinë e Partisë Socialiste po zhvillohet një mbledhje e rëndësishme, ndërsa afrohet afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Advertisements
Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama, ka mbërritur në selinë rozë i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Sipas burimeve bëhet me dije se Rama do të zhvillojë takime të ndara me të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve për të finalizuar listën e kandidatëve.
Advertisements
Me afatin përfundimtar që mbyllet brenda pak orësh, PS po përgatitet për të dorëzuar një listë që pritet të sjellë surpriza dhe ndryshime të rëndësishme në garën e 11 majit.