Në Tiranë udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe komisioneri evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, marrin pjesë në samitin rajonal mbi planin e rritjes ekonomike të Bashkimit Evropian për rajonin.
Advertisements
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “për shkak të angazhimeve të mëparshme”, nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në samitin e 29 shkurtit, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Advertisements
“Megjithatë, Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, tha Kryeziu. Nuk merr pjesë as kryeministri i Malit të Zi. Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.