Nis sot Censi i Popullsisë dhe Banesave në të gjithë vendin. Gjoba për ata që nuk përgjigjen

by editor

Sot nis Censi i Popullsisë dhe Banesave. Procesi do të vijojë për 6 javë, ku mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do të jenë në terren.

I gjithë procesi do të kryhet në mënyrë digjitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera.

Advertisements

Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje. Në modulin për individët do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë.

Tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur janë etnia, gjuha dhe feja. Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete që nis nga 50 mijë lekë gjobë.

Advertisements

You may also like