Një ditë para sulmit me armë zjarri ndaj inxhinierit të ERE Lorenc Kosta, ish-punonjësi i policisë Erjon Goxhara ka zhvilluar një takim me bashkëshorten e tij ku në prezencë ka qenë dhe nipi i tij.
Advertisements
Sipas burimeve të “Ora Neës” takimi është zhvilluar në zonën e “TEG”-ut ku Goxhara i gjendur në tension dhe gjendje të rënduar psikologjike ka biseduar me bashkëshorten e tij sa i takon dyshimeve për xhelozi dhe tradhëti.
Advertisements
Sipas dëshmisë së nipit të Goxharës ai ka tentuar ta godasë disa herë bashkëshorten e tij, por nuk është lejuar.
“Më mirë vras veten, se të kalbem në burg”, dalin detaje të reja nga plagosja në Tiranë: Erjon Goxhara i dërgoi video kunatit dhe mori djalin në telefon
Advertisements
Plagosi inxhinierin e ERE-s në Tiranë, efektivi Erjon Goxhara ende në arrati! Policia 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij! FOTO e të plagosurit
Në përfundim të takimit ka qenë nipi ai i cili ka shoqëruar për në banesë gruan e dajës (bashkëshorten e Erjon Goxharës), ku gjatë rrugës ajo godiste veten në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
Burimet bëjnë me dije se të nesërmen Erjon Goxhara ka shkuar në rrugën “Tish Dajia”, ku sapo ka parë Lorenc Kostën e ka qëlluar me armë zjarri.
Edhe pse i plagosur, Kosta ka marrë në telefon një koleg të punës së tij duke i treguar se e kishin qëlluar poshtë shtëpisë së tij.