“Një drejtësi që s’po fsheh më anësinë”, Gjokutaj për çështjen “Partizani”: Gjyqtarja është kthyer në “lavatriçe” të…

I ftuar në një emision televiziv, avokati Genci Gjokutaj foli rreth procesit të dosjes ‘Partizani’, ku nën akuzë është kreu i PD, Sali Berisha dhe Jamambër Malltezi.

Advertisements

Sipas Gjokutajt, prej më shumë se gjashtë muajsh procesi është zvarritur në një fazë paraprake, e cila duhet të përmbyllet me një vendimmarrje mbi pushimin e çështjes, kalimin për gjykim apo kthimin për hetime të mëtejshme.

Advertisements

Avokati theksoi se mbrojtja ka denoncuar shkelje të rënda procedurale nga SPAK, ndërsa kritikoi ashpër edhe rolin e gjyqtares, e cila sipas tij, ka vepruar me njëanshmëri dhe tashmë “është shndërruar në lavatriçen e SPAK”, duke tentuar të legjitimojë një proces.

Genci Gjokutaj: Prej gjashtë muajsh ne vazhdojmë në GJKKO, seancën paraprake, është seanca midis hetimit paraprak dhe vendimit të kësaj gjykate, në pushimin e çështjes, dërgimin në gjyq apo kthimin për plotësim aktesh.

Dje ne kemi përfunduar të gjitha prapësimet tona në lidhje me fazën e hetimeve paraprake, që në krye të herës ne nëpërmjet shumë kërkimeve që kemi bërë pranë asaj gjykate të cilat kanë dërguar në përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, që ka qenë gjatë hetimeve paraprake. Ne kemi konstatuar njëanshmëri të theksuar dhe pikërisht ne kemi thënë që gjatë hetimit paraprak, gjatë kërkimeve tona, ne kemi dokumentuar shkeljet flagrante që organi i akuzës SPAK, ka bërë në lidhje me këtë çështje.

Përveç tje vjetëve të mbajtur në hije të kësaj dosje, edhe viti i hetimit pas regjistrimit të këtij procedimi penal, ky hetim është përvijuar me veprime procedurale të pavlefshme e për pasojë edhe me akte të pavlefshme.

Ne nuk i kemi mëshuar pjesës së kolegjialitetit të vendimmarrjes sepse nuk ka qenë e nevojshme për ta vënë në një nga ‘atutet’ e çështjes sonë. E gjithë dosja, të gjitha aktet nuk kanë lidhje me veprimet apo mosveprimet e zotit Berisha, në lidhje me objektin e këtij procedimi.

Për më tepër që kjo vendimmarrje, pjesë e programit të PD të asaj kohe, sipas akuzës është bërë enkas për dhëndrrin e zotit Berisha, zotin Malltezi. Nga ky akt ligjor, kanë përfituar 500 mijë shqiptarë. Për më tepër që dhëndrri i zotit Berisha, i përfshirë në këtë çështje, është një pronar real me akte pronësie që përpara luftës së parë botërore. Janë akte që janë në dosjen hetimore. Disa herë janë paraqitur të shtrembëruara e disa herë të tjera janë paraqitur të zhvendosura. Në fillim janë mohuar këto akte. Çështja është që, në lidhje me procedimin në fjalë, gjykata paraprake, kjo gjyqtare që do të derivojë në vendimmarrjen e dërgimit në gjyq apo kthimit të çështjes për rihetim apo kthimin e çështjes, kjo gjyqtare ka marrë përsipër të bëjë ‘lavatriçen’ e SPAK, të pastrojë fytyrën e SPAK karshi një procesi tërësisht të parregullt.